Mesfushori ofensiv, japonezi Daichi Kamada, do të jetë përforcimi i parë i Borussia Dortmundit për sezonin e ri. E përditshmja “Bild” ka shkruar të premten se Dortmundi tashmë ka siguruar shërbimet e japonezit, me të cilin ka arritur marrëveshje që së shpejti do të bëhet zyrtare.
Kamada është pajtuar të firmosë kontratë pesëvjeçare me Dortmundin, ekip që po e sheh si përforcim të rëndësishëm.
Reprezentuesi i Japonisë te Dortmundi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Eintracht Frankfurtin.
Ai është pjesë e Frankfurtit prej vitit 2018, ndërsa këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 5 herë në 30 paraqitje në të gjitha garat.