Skuadra e Galatasarayt ka shprehur interesim për mesfushorin ofensiv të Lazios, Daichi Kamada shkruan “Calciomercato” të martën. Bëhet e ditur se Galatasaray tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit italian për reprezentuesin e Japonisë.
Për transferimin e 27-vjeçarit gjatë këtij muaji, ekipi turk ka ofruar pesë milionë euro duke pasur parasysh se Kamada ka kontratë me Lazion deri në fund të edicionit. Kamada verën e fundit iu bashkua Lazios si lojtar i lirë, por për shkak të negociatave të komplikuara firmosi kontratë për vetëm një vit me ekipin italian.
Në fakt, ai ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe gjasat janë të mëdha të transferohet në Turqi për shkak se në verë mbetet lojtar i lirë.
Në 22 paraqitje për Lazion në të gjitha garat deri më tani, Kamada ka një gol e një asistim.