Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni interesohet për Kamadan

Bayern Munichu ka shprehur interesim për mesfushorin ofensiv të Eintracht Frankfurtit, Daichi Kamada, raporton “Bild” të hënën. Bëhet e ditur se Bayerni po insiston në transferimin e japonezit 26-vjeçar, i cili po tregon paraqitje të mira këtë sezon me fanellën e Frankfurtit.

Kamada te Bayerni mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon në verë me Frankfurtin dhe ende nuk ka nisur negociatat për rinovimin e saj.

Kamada prej vitit 2018 është pjesë e ekipit gjerman, ndërsa këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 5 asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat. Interesim për Kamadan ka treguar edhe ekipi tjetër i Bundesligës, Borussia Dortmundi.