Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli përshëndetet me Spallettin me ngritje të trofeut

Kënaqësia e pritjes 33-vjeçare për fitimin e titullit të ligës italiane nga Napoli do të mbyllet të dielën.

Napoli ballafaqohet me Sampdorian në orën 18:30, në ndeshjen e fundit të edicionit.

Napolitanët me Amir Rrahmanin në qendër të mbrojtjes e fituan titullin pesë ndeshje para fundit, dhe lojtarët e kësaj skuadre do t’i vënë duart te trofeu në ndeshjen e fundit të edicionit. Ngritja e trofeut do të jetë edhe më e veçantë, pasi ndeshja luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Festa do të vazhdojë më pas në qytet, ani pse ajo ka nisur shumë kohë më parë. Do të jetë trofeu i parë i ngritur nga skuadra e Napolit qëkur legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, udhëhoqi skuadrën drejt dy titujve të parë në histori të klubit, në vitet 1987 dhe 1990.

Megjithatë, ideatori i këtij titulli të fituar, trajneri Luciano Spalletti, do ta ketë ndeshjen e fundit me skuadrën. Të hënën, ai njoftoi se do të largohet nga skuadra dhe do të pushojë një vit.

Edhe Napoli e nis mbrojtjen e titullit ndaj Frosinones Sport Napoli e nis mbrojtjen e titullit ndaj Frosinones

64-vjeçari nuk do ta kthejë mbrapsht këtë vendim të tij.

Spalletti ka qenë në krye të skuadrës për dy edicione, ndërsa e vizatoi edhe logon e Napolit dhe shenjën e “scudettos” me numrin 3, që shënon numrin e titujve të fituar nga kjo skuadër në Itali.

Spalletti të enjten e ka fituar edhe epitetin e trajnerit më të mirë në Serie A.

Sampdoria nuk ka për çfarë të luajë. Ky ekip e ka mbyllur garën në vendin e fundit në Serie A dhe zyrtarisht u përshëndet nga elita javën e kaluar. Megjithatë, ky klub ka arsye për festë. Nuk bankrotoi, pasi u shpëtua dhe u mor nga pronari i klubit anglez, Leeds United.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, e priti mirë këtë lajm dhe postoi një fotografi të Gianluca Viallit, dhe shkroi se mendimi i parë ishte ai.

Edhe Napoli nis mbrojtjen e titullit me trajner të ri, por pasionin e njëjtë Sport Napoli nis mbrojtjen e titullit me trajner të ri, por pasionin e njëjtë

Mancini dhe Vialli ndihmuan Sampdorian drejt titullit të parë në Serie A në vitin 1991. Vialli vdiq nga kanceri në pankreas në fillim të këtij viti.

Skuadra tjetër e larguar nga elita është Cremonese.

Në xhiron e fundit të kampionatit luftojnë Hellas Verona dhe Spezia, që kanë nga 31 pikë. Verona viziton Milanin në ditën e fundit të sezonit të dielën, në ndeshjen që nis në orën 21:00.

Ndërkohë, Spezia luan në udhëtim te Roma, po të dielën në orën 21:00.

Nëse të dyja skuadrat janë me pikë të njëjta, me rregullat e reja, do të ketë plejof, ku do të vendoset se cila skuadër do të mbetet në Serie A.

Edhe Largimi i Spallettit, fundi i një epoke te Napoli Sport Largimi i Spallettit, fundi i një epoke te Napoli

Vendet e “Championsit” janë vendosur tashmë. Napoli, Lazio, Interi dhe Milani do të luajnë në Ligën e Kampionëve në sezonin tjetër.

Në garën për Ligën e Evropës janë Atalanta, me 61 pikë në vendin e pestë, Roma në pozitën e gjashtë me 60 pikë, dhe Juventusi në pozitën e shtatë me 59 pikë. Vendi i shtatë është i fundit që dërgon në garat e UEFA-s, përkatësisht në Ligën e Konferencës.