Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli pas Zaniolos

Pas Juventusit edhe skuadra e Napolit është futur në garë për transferimin e Nicolo Zaniolos në verë, ka raportuar “Corriere dello Sport”. Napoli pritet t’i bëjë Romës ofertë për Zaniolon, i cili mund të largohet në fund të sezonit.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe Napoli po e sheh si përforcim të duhur për sezonin e ri. Te Napoli janë të bindur se Zaniolo mund ta zëvendësojë Lorenzo Insignen që karrierën do ta vazhdojë në SHBA.

Zaniolo 22-vjeçar ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, kurse më herët ka refuzuar rinovimin e kontratës. Këtë sezon, Zaniolo ka katër gola e tetë asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat.