Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zaniolo kërkon largimin nga Roma

Nicolo Zaniolo

Sulmuesi i krahut, Nicolo Zaniolo, pritet të largohet nga Roma këtë muaj për ta vazhduar karrierën në Premier League. “Calciomercato” ka njoftuar të enjten se Zaniolo ka kërkuar largimin nga Roma, pasi nuk është i kënaqur tek ekipi italian.

Ai, po ashtu, ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2014 dhe pritet të shitet para mbylljes së afatit kalimtar të janarit. 23-vjeçari ka marrë oferta të majme nga Tottenhami dhe Arsenali, ekipe që janë të gatshme të paguajnë deri në 50 milionë euro për kartonin e tij.

Këtë sezon, Zaniolo ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat për Romën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Interi.

Artikuj të ngjashëm