Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali e monitoron Zaniolon

Skuadra e Arsenalit po e monitoron situatën e Nicolo Zaniolos te Roma, përcjell “Calciomercato” të martën.

Zaniolo është në negociatat me Romën për rinovimin e kontratës, por sulmuesi i krahut nuk është i bindur nga oferta e klubit italian.

Tek Arsenali janë të gatshëm të bëjnë ofertë për transferimin e Zaniolos në fund të këtij edicioni pasi italiani pëlqehet nga trajneri Mikel Arteta.

Klubi nga Londra për ta bindur Romën në lirimin e tij do të ofrojë mbi 50 milionë euro. 23-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, ndërsa këtë edicion ka një asistim në shtatë paraqitje. Interesim për transferimin e tij, ka kohë që kanë shfaqur edhe Juventusi e Tottenhami.