Skuadra e Tottenhamit nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Nicolo Zaniolo, gjatë këtij afati kalimtar. “The Sun” ka shkruar të hënën se Tottenhami ka bërë ofertën e tretë zyrtare për italianin, pasi dy të parat janë refuzuar nga Roma.
Mësohet se ekipi anglez ka ofruar 60 milionë euro për Zaniolon, të cilin po e kërkon me ngulm trajneri Antonio Conte.
23-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me Romën që i skadon në vitin 2024 dhe ekipi italian është i gatshëm për ta lejuar t’i bashkohet Tottenhamit. Zaniolo këtë edicion ka dy gola e tri asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa po kërkohet edhe nga Juventusi, Interi e Newcastle Unitedi.
Artikuj të ngjashëm