Skuadra e Chelseat i është bashkuar Juventusit dhe Tottenhamit në garën për shërbimet e italianit Nicolo Zaniono, ka njoftuar “La Repubblica” të hënën.
Mësohet se Chelsea është gati për të ofruar 50 milionë euro për ta mposhtur konkurrencën e fortë për sulmuesin e krahut, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Thomas Tuchel. Roma është e gatshme ta lërë të lirë Zaniolon, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm.
Ekipi italian po kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij, pasi deri më tani ka refuzuar ofertat e Juventusit dhe Tottenhamit në vlerë prej 40 milionë eurosh.
23-vjeçari është pjesë e Romës prej vitit 2018.
Artikuj të ngjashëm