Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea bën gati 50 milionë për Zaniolon

Nicolo Zaniolo

Te Chelsea po përgatiten për goditjen e parë të afatit kalimtar të janarit. “Calciomercato” ka bërë të ditur të martën se Chelsea në fillim të vitit të ardhshëm po synon transferimin e Nicolo Zaniolos.

Mësohet se për ta bindur Romën në lirimin e Zaniolos, Chelsea do të ofrojë 50 milionë euro. Zaniolo te Chelsea po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin. 23-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, kurse këtë edicion ka vetëm dy paraqitje.

Zaniolo ishte pranë largimit nga Roma gjatë kësaj vere, por drejtuesit e klubit refuzuan ofertën e Juventusit në vlerë prej 40 milionë eurosh. Ai është pjesë e Romës prej vitit 2018, kur iu bashkua Interit.