Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho konfirmon largimin e Zaniolos

Ish-mjeku i Juventusit flet për lëndimet e Zaniolos

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka pranuar se sulmuesi i krahut, Nicolo Zaniolo, pritet të largohet këtë muaj nga klubi kryeqytetas. Mourinho ka thënë se Zaniolo tashmë ka kërkuar largimin dhe drejtuesit e Romës po i vlerësojnë ofertat për të.

Mësohet se deri më tani, vetëm Milani, Newcastle Unitedi e Tottenhami kanë bërë oferta zyrtare për Zaniolon. 23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa Roma për kartonin e tij po kërkon mbi 50 milionë euro. “Zaniolo ka kërkuar të largohet nga klubi, por ofertat aktuale nuk janë të mjaftueshme.

Do të shohim se çka do të ndodhë deri në fund”, është shprehur Mourinho. Zaniolo është pjesë e Romës prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Interi, ndërsa këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.