Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi ofron para dhe lojtar për Zaniolon

Ish-mjeku i Juventusit flet për lëndimet e Zaniolos

Skuadra e Juventusit i ka bërë ofertë zyrtare Romës për sulmuesin e krahut, Nicolo Zaniolo, njofton të premten “Tuttomercatoweb”.

Mësohet se për transferimin e Zaniolos, Juventusi ka ofruar 25 milionë euro për kartonin e mesfushorit Arthur Melo, që pëlqehet nga trajner i Romës, Jose Mourinho.

Zaniolo përfundimisht do të largohet nga Roma këtë verë, pasi ka refuzuar edhe ofertën e fundit për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.

Për ta lënë të lirë Zaniolon, Roma po kërkon rreth 50 milionë euro.

22-vjeçari është pjesë e Romës prej vitit 2018 dhe sezonin e fundit pati tetë gola e nëntë asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm