Juventusi po përgatit një ofertë prej 45 milionë eurosh për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo, njofton “calciomercato”.
23-vjeçari është i gatshëm ta vazhdojë qëndrimin te Roma, skuadër me të cilën ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Por, italiani ka kërkuar rritje të pagës nga drejtuesit e Romës. Ai mund të largohet nga Roma vetëm nëse drejtuesit e klubit italian vendosin të mos ia përmbushin kërkesat.
Futbollisti i fazës ofensive sezonin e kaluar shënoi dy gola dhe pati po aq asistime në 28 paraqitje në Serie A.