Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi me ofertë të re për Zaniolon

Nicolo Zaniolo pritet të jetë lojtari i Juventusit.

Marrëveshja ende nuk është konfirmuar, por “Zonja e Vjetër” beson se mund të gjejë marrëveshjen me Romën për mesfushorin.

Juventusi ka ofruar rreth 45 milionë euro për italianin, ofertë që pritet të pranohet nga kryeqytetasit.

23-vjeçari ka shprehur dëshirën t’i bashkohet Juventusit gjatë këtij afatit kalimtar.

Zaniolo sezonin e shkuar në të gjitha garat shënoi tetë gola dhe bëri nëntë asistime.