Skuadra e Juvenusit i ka bërë ofertë zyrtare Galatasarayt për sulmuesin e krahut, Nicolo Zaniolo.
“Tuttosport” shkruan të mërkurën se Juventusi ka ofruar 30 milionë euro për të bindur ekipin turk në lirimin e futbollistit italian. Zaniolo ka dhënë pëlqimin e tij për t’u kthyer në Itali që të luaj për Juventusin dhe po pret marrëveshjen mes klubeve, e cila do të finalizohet ditëve në vazhdim.
24-vjeçari në janar të këtij viti iu bashkua Galatasarayt nga Roma dhe fitoi titullin e kampionit të Turqisë. Ai me skuadrën turke ka kontratë deri në verën e vitit 2027, ndërsa te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit.