Sulmuesi i krahut, Nicolo Zaniolo do të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Newcastle Unitedit.
Mediumet turke kanë raportuar të enjten se Newcastle ka parakaluar të gjitha skuadrat e tjera të interesuara për Zaniolon, pasi ka pranuar të paguajë klauzolën e lirimit të tij.
Ekipi anglez do të paguajë 35 milionë euro, ndërsa 24-vjeçari do t’i bashkohet në fillim të muajit të ardhshëm.
Ai me Newcastlen do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe do të ketë pagë vjetore prej 5 milionë eurosh.
Zaniolo në janar të këtij viti u largua nga Roma për t’u transferuar te Galatasaray, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.