Newcastle Unitedi edhe zyrtarisht e ka kontaktuar Romën për sulmuesin e krahut, Nicolo Zaniolo, i cili po kërkohet edhe nga Milani e Juventusi.
“Calciomercato” ka njoftuar se Newcastle është gati të ofrojë rreth 50 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit.
Tek ekipi anglez po synojnë ta transferojnë Zaniolon gjatë muajit të ardhshëm.
Po ashtu, Newcastle është gati që italianit t’i ofrojë edhe pagë vjetore rreth shtatë milionë euro.
Zaniolo ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, ndërsa këtë edicion ka dy gola e tri asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.