Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani me ofertë për Zaniolon

Skuadra e Milanit po synon transferimin e Nicolo Zaniolos nga Roma. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën se Milani tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Romës për sulmuesin e krahut. Zaniolo, 22-vjeçar, po pëlqehet nga trajneri i Milanit, Stefano Pioli, që po insiston në transferimin e tij.

Zaniolo ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, kurse më herët ka refuzuar ofertën e Romës për rinovimin e saj. Te Roma kartonin e Zaniolos po e vlerësojnë rreth 40 milionë euro.

Krahas Milanit, interesim për Zaniolon ka shfaqur edhe Juventusi. Këtë sezon Zaniolo shënoi tetë gola e nëntë asistime në të gjitha garat për Romën, ekip që triumfoi në Ligën e Konferencës.