Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma planifikon kontratë të re për Zaniolon

Skuadra e Romës edhe zyrtarisht ka nisur negociatat me sulmuesin e krahut, Nicolo Zaniolo, për kontratën e re, raporton “Tuttomercatoweb”, të mërkurën.

Mësohet se Roma po dëshiron ta mbajë sa më gjatë Zaniolon, të cilin e vlerëson si lojtarin më të rëndësishëm në ekip. Thuhet se Roma i ka ofruar Zaniolon kontratën e re deri në vitin 2027 për të shmangur interesimin e skuadrave të tjera.

Roma gjatë këtij afati kalimtar ka refuzuar ofertat e Juventusit dhe Tottenhamit në vlerë prej 50 milionë eurosh për 23-vjeçarin.

Kontrata aktuale i skadon Zaniolos në vitin 2024. Sezonin e shkuar, ai shënoi tetë gola dhe bëri nëntë asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat.