Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo, nuk është ende afër nënshkrimit të një marrëveshje të re me klubin elitar të Italisë. “Calciomercato” raporton të premten se klubi kryeqytetas dëshiron ta largojë Zaniolon nga kërkesat për pagë prej 5.5 milionë eurosh.
Roma po provon ta bindë italianin të nënshkruajë kontratë me pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh. Mesfushori 23-vjeçar me Romën ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Sezonin aktual ka shënuar dy gola dhe ka kontribuuar me tri asistime në 13 paraqitje.