Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma vendos për të ardhmen e Zaniolos

Ish-mjeku i Juventusit flet për lëndimet e Zaniolos

Roma është e gatshme ta huazojë Nicolo Zaniolon me detyrim blerjeje pas përfundimit të huazimit, apo të provojë shkëmbimin me ndonjë lojtar të ndonjë ekipi tjetër.

Kështu kanë shkruar disa media italiane të shtunën, ndërsa Juventusi dhe Milani ende janë larg arritjes së marrëveshjes me “giallorossët”.

Roma nuk dëshiron që t’ia vazhdojë kontratën reprezentuesit të Italisë, i cili e shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Konferencës kundër Feyenoordit.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se Zaniolo dëshiron 6 milionë euro në sezon me rinovimin e kontratës, që është shifër e papërballueshme për Romën.

Kontrata e tij skadon në vitin 2024.

22-vjeçari realizoi tetë gola dhe pati nëntë asistime në 42 ndeshje në total për Romën në sezonin që shkoi.