Skuadra e Romës ka vendosur ta nxjerrë në shitje Nicolo Zaniolon, pasi sulmuesi i krahut ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.
Te Roma po kërkojnë të paktën 40 milionë euro dëmshpërblim për Zaniolon, për të cilin tashmë kanë shprehur interesim Juventusi e Milani.
Zaniolo dëshiron të mbetet në Serie A, pasi tashmë ka refuzuar ofertën e Neëcastle Unitedit dhe po pret dritën e gjelbër nga Roma për të negociuar me ekipet e tjera italiane.
22-vjeçari ishte ndër lojtarët më të dalluar te Roma në këtë sezon, me tetë gola e nëntë asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm