Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zaniolo mbetet te roma

Nicolo Zaniolo nuk do të largohet nga skuadra e Romës, pasi ka arritur marrëveshje për të firmosur kontratë të re trevjeçare. “Calciomercato” ka njoftuar të hënën se gjatë këtij muaji, Roma do të bëjë zyrtare kontratën e re të Zaniolos.

Me kontratën e re, sulmuesi i krahut do të jetë pjesë e Romës deri në verën e vitit 2027. Kontrata aktuale i skadon Zaniolos në vitin 2024.

23-vjeçari është pjesë e Romës prej vitit 2019, ndërsa këtë edicion ka një asistim në gjashtë paraqitje në të gjitha garat.

Para fillimit të këtij edicioni, Zaniolo është kërkuar nga Juventusi e Tottenhami, por Roma refuzoi ofertat e tyre.