Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami insiston për Zaniolon

Nicolo Zaniolo

Te Tottenhami janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin e krahut, Nicolo Zaniolo nga Roma këtë verë.

“The Sun” ka njoftuar se Tottenhami e ka rritur ofertën në 50 milionë euro për ta bindur Romën në lirimin e tij. Zaniolo është i gatshëm të largohet nga Roma, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës, që i skadon në vitin 2024.

23-vjeçari po pëlqehet shumë nga trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, që po insiston me çdo kusht në transferimin e tij në Londër.

Artikuj të ngjashëm