Te Tottenhami nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Nicolo Zaniolo. “The Sun” shkruan se është trajneri Antonio Conte që po insiston në transferimin e futbollistit të Romës dhe për këtë arsye Tottenhami ka rritur ofertën për ta bindur ekipin italian në lirimin e tij.
Mësohet se Tottenhami për Zaniolon ka ofruar 50 milionë euro, dhjetë milionë më shumë se oferta paraprake që u refuzua nga Roma.
23-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me Romën që i skadon në vitin 2024 dhe te Tottenhami po shihet si përforcim i rëndësishëm për edicionin e ri. Ai po kërkohet edhe nga Juventusi.