Galatasaray ka marrë një ofertë me vlerë prej më shumë se 100 milionë euro nga skuadra saudite, Al-Hilal për Nicolo Zaniolon. Italiani 24-vjeçar u largua në janar nga Roma për te skuadra turke dhe shënoi pesë gola në 11 paraqitje.
Javët e fundit ka pasur raportime se Zaniolo mund të kthehet shpejt në Serie A, ndërsa si klub të preferuar e ka Juventusin. Por, kontrata katërvjeçare me vlerë 120 milionë euro në total e ofruar nga Al-Hilal, mund t’ia ndryshoj mendjen futbollistit të fazës ofenzive.
Zaniolo me skuadrën turke ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Ai për Italinë ka luajtur 13 ndeshje dhe ka kontribuar me dy asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
11 korrik 2023 20:13
-
Shpërndaje në: