Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zaniolo huazohet tek Aston Villa

Sulmuesi i krahut, Nicolo Zaniolo karrierën do ta vazhdojë në Premier League. Ai do të largohet nga Galatasaray për t’iu bashkuar skuadrës së Aston Villas, ka njoftuar të martën “Sky Sports”.

Në fakt, Zaniolo do të huazohet për një vit tek ekipi anglez, i cili ka opsionin e blerjes së tij në verën tjetër. Për huazimin njëvjeçar të Zaniolos, Aston Villa do të paguajë 3 milionë euro, ndërsa për ta blerë kartonin e tij, duhet të shpenzojë edhe 27 milionë euro tjera.

24-vjeçari në janar të këtij viti iu bashkua Galatasarayt nga Roma dhe arriti ta fitoj titullin e kampionit të Turqisë. Ai me ekipin turk ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë, tek Aston Villa, Zaniolo bëhet përforcimi i katërt këtë verë pas Pau Torresit, Youri Tielemansit e Moussa Diabyt.

Artikuj të ngjashëm