Sulmuesi i krahut, Nicolo Zaniolo, mund të rikthehet në Serie A pas vetëm gjashtë muajve në Turqi.
“Tuttosport” shkruan të premten se Juventusi ka nisur negociatat me Galatasarayn për transferimin e Zaniolos gjatë kësaj vere.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZaniolo ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh dhe Juventusi është gati ta paguajë për t’i siguruar shërbimet e Zaniolos për edicionin e ri.
23-vjeçari në janar të këtij viti iu bashkua Galatasarayt nga Roma dhe me ekipin e ri arriti ta fitojë titullin e kampionit të Turqisë.
Në 11 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Galatasarayn, Zaniolo shënoi 5 gola dhe bëri 1 asistim.
Ai ka edhe 11 ndeshje të luajtura dhe 2 gola të realizuar me fanellën e Përfaqësueses së Italisë.