Pas Juventusit edhe Tottenhami është futur në garë për shërbimet e italianit Nicolo Zaniolo, ka shkruar “Calciomercato”. Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte po e kërkon transferimin e Zaniolos në fund të këtij sezoni.
Mesfushori ofensiv pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.
22-vjeçari po shihet si përforcim ideal për Tottenhamin, por ekipi londinez duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë të Juventusit për transferimin e tij. Zaniolo ka shtatë gola e tetë asistime këtë sezon, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm