Napoli është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pas largimit të Kalidou Koulibalyt drejt Chelseat.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se skuadra italiane ka shprehur interesim për mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Abdou Diallo.
Diallo do të shitet këtë afat kalimtar nga parisienët pasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës franceze për sezonin e ri.
PSG-ja po kërkon rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Napoli ka dërguar ofertën e parë prej 20 milionë eurosh.