Napoli është në kërkim të një portieri të ri. “Calciomercato” ka bërë të ditur se skuadra italiane ka shprehur interesim për portierin e Paris Saint-Germainit, Keylor Navas.
Navas pritet të largohet nga kampioni francez pasi ka humbur vendin e titullarit.
Napoli ka nisur negociatat me portierin, duke i ofruar kontratë trevjeçare me pagë prej katër milionë eurosh në sezon.
35-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm