Skuadra e Napolit ka hequr dorë nga transferimi i portierit Kepa Arrizabalaga për t’u fokusuar te Keylor Navasi i Paris Saint-Germainit, raporton “Football-Italia” të premten.
Napoli është në kërkim të një portieri për sezonin e ri pas largimit të David Ospinas dhe Navas po shihet si zgjidhje e duhur për portën.
Navas është i gatshëm të largohet nga Parisi, pasi e ka humbur vendin e titullarit dhe Napoli pritet të ofrojë rreth tetë milionë euro për kartonin e tij.
35-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa është pjesë e ekipit francez prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Real Madridi.