Objektivi kryesor i Napolit sipas mediave ne Itali, është portieri i PSG-së, Keylor Navas.
Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit italian kanë ndërprerë bisedimet me Chelsean për huazimin e portierit Kepa Arizabalaga, pasi fokusi tani është te Navasi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i napolitanëve, Luciano Spalleti, kërkon një portier të ri pas largimit të David Ospinas, të cilit i skadoi kontrata në fund të qershorit.
Alex Meret është numri një aktualisht, por te Napoli po kërkojnë një portier të dëshmuar.
Napoli mund ta huazojë ose të blejë kartonin e Navasit për një shumë të ulët.
Ndërkaq, futbollisti i Napolit, Fabian Ruiz mund të transferohet te PSG-ja.
Megjithatë, Ruizi nuk ka gjasa të përfshihet si pjesë e marrëveshjes për Navasin.