Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kalimi i Navasit te Napoli dështoi në momentet e fundit

Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka zbuluar se ishin afër të transferonin portierin e PSG-së, Keylor Navas.

Sipas tij, një problem mes portierit dhe klubit francez prishën kalimin e Navasit te skuadra italiane.

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me PSG. Ata donin Fabian Ruizin dhe ne donim Navasin, kështu që u përpoqëm të arrinim një marrëveshje shkëmbimi për të zgjidhur dy probleme. Marrëveshja e Navasit u prish për shkak të një çështjeje mes PSG dhe Keylorit”, tha Giuntoli.

Ndërkohë, Fabian Ruizi nga Napoli u transferua te PSG-ja për 23 milionë euro.

Navasi 35-vjeçar që përfaqëson Costa Rikën ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2024.

Artikuj të ngjashëm