Skuadra e Napolit po insiston në transferimin e portierit Kepa Arrizabalaga, përcjell “Football-Italia”.
Bëhet e ditur se Napoli po negocion me Chelsean, pasi portieri spanjoll ka kërkuar largimin nga ekipi londinez.
Për kartonin e 27-vjeçarit ekipi italian pritet të ofrojë rreth 30 milionë euro. Kepa sezonin e shkuar e humbi vendin e titullarit te Chelsea dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë te Napoli, ekip që është në kërkim të një portieri pas largimit të David Ospinas.
Ai ka kontratë me ekipin nga Londra deri në verën e vitit 2025.