Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi synon portierin Kepa

Kepa Arrizabalaga

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalagan ka shkruar “Fichajes” të premten.

Te Juventusi po e shohin spanjollin si portierin e ardhshëm pasi Wojciech Szczesny mund të largohet në verë. Kepa nuk e ka të ardhmen e sigurt tek ekipi londinez, pasi është portieri i dytë.

27-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Londra dhe Juventusi po përgatit një ofertë prej 20 milionë eurosh për transferimin e tij.

Kepa ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026 kurse këtë sezon ka 15 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm