Chelsea do të shqyrtojë ofertat për Kepa Arrizabalaga këtë verë, pasi portieri spanjoll tha se dëshiron të luajë më shumë.
27-vjeçari planifikon të flasë me menaxherin Thomas Tuchel për të ardhmen e tij në fillim të para-sezonit, por klubi do të shqyrtojë ofertat për lojtarin edhe nëse mund të huazohet gjatë kësaj vere.
Interesim për spanjollin kanë shprehur Nice dhe Lazio.
Kepa është nën kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2025.