Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për portierin e Chelseat, spanjollin Kepa Arrizabalaga, përcjell sajti “football.london” të premten.
Juventusi po e kërkon huazimin e Kepas për një vit, me opsionin e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm.
Kepa ka gjasa të largohet nga Chelsea këtë verë për shkak se e ka humbur vendin e titullarit përballë senegalezit Edouard Mendy.
Kepa 27-vjeçar këtë edicion ka vetëm 15 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm