Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli në kërkim të një portieri

Napoli është në kërkim të një portieri për ta zëvendësuar David Ospinan.

Sipas “Il Mattino”, drejtuesit e klubit janë duke i monitoruar dy portierë.

Kepa Arrizabalaga i Chelseat dhe Kevin Trapp i Eintracht Frankfurit janë në opsion te skuadra italiane.

Kepa mund të jetë një problem, pasi paga e portieri spanjoll te Chelsea është nëntë milionë euro në vit.

Skuadra italiane do t’i nisë bisedimet me spanjollin, por transferimi i tij mund të bëhet i mundur në rast se pranon pagë më të ulët.

Edhe portieri Trapp mbetet opsion për Napolin që do t’i nisë negociatat me Frankfurtin.

Artikuj të ngjashëm