Lista e portierëve të Spanjës për Kupën e Botës ende nuk është mbyllur për Luis Enriquen, që mendon t’ia bëjë një vend Kepa Arrizabalagas të Chelseat.
Kepa është bërë portier i parë që pas ardhjes së Grahm Potterit në krye të Chelseat. Vendimi i Potterit dukej i rrezikshëm, por e drejta ishte në anën e tij. Në pesë ndeshjet ku Kepa ka qenë në portë, Chelsea ka pranuar dy gola, ndërsa ka arritur tri fitore dhe dy barazime.
Chelsea e bleu Kepan nga Athletic Bilbaon për 80 milionë euro në vitin 2018.