Portieri Kepa Arrizabalaga do të jetë pjesë e Real Madridit edhe pas përfundimit të edicionit aktual. “Marca” ka njoftuar të mërkurën se Reali ka marrë vendim për ta blerë kartonin e portierit spanjoll dhe ta bëjë transferim të përhershëm.
Klubi madrilen tashmë ka njoftuar Chelsean dhe gjithçka do të bëhet zyrtare në fillim të vitit të ardhshëm. Reali do ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së Kepas për 25 milionë euro, i cili me klubin spanjoll do të firmos kontratë afatgjate.
Kepa u huazua te Reali në fillim të këtij edicioni dhe deri më tani ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë deri në vitin 2025 me Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Athletic Bilbao.