Portieri Kepa Arrizabalaga do të jetë pjesë e Real Madridit për këtë edicion.
Spanjolli është huazuar për një vit te Reali nga skuadra e Chelseat dhe kjo është konfirmuar edhe nga ekipi madrilen.
Huazimi i Kepas ka ardhur pas lëndimit të papritur të belgut Thibaut Courtois, i cili ditë më parë lëndoi ligamentet e gjurit dhe do të pauzojë të paktën 9 muaj.
Me huazimin e Kepas, Reali ka siguruar portierin e parë për edicionin 2023/24, të cilin e nisi me fitore 2:0 ndaj Athletic Bilbaos.
28-vjeçari prej vitit 2018 ishte pjesë e Chelseat dhe gjatë kësaj periudhe me ekipin anglez ka fituar 4 trofe, përfshirë këtu edhe Ligën e Kampionëve.
Kepa në Spanjë karrierë ka bërë edhe te Athletic Bilbao e Real Valladolidi.
Ai gjithashtu ka edhe 13 paraqitje për Përfaqësuesen e Spanjës.