Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kepa do të huazohet te Napoli

Kepa Arrizabalaga

Portieri Kepa Arrizabalaga do të largohet këtë verë nga Chelsea, por në formë huazimi ka njoftuar të shtunën “Calciomercato”. Kepa do t’i bashkohet skuadrës së Napolit, e cila do të ketë të drejtën e blerjes së kartoni të tij në fund të sezonit 2022/23.

Kepa ka pranuar huazimin te Napoli, pasi ekipi italian i ka premtuar vendin e titullarit. Te Napoli, Kepa do ta zëvendësojë David Ospinan, që tashmë është larguar nga ekipi si lojtar i lirë.

Spanjolli 27-vjeçar është pjesë e Chelseat prej vitit 2018 dhe ka kontratë me skuadrën londineze deri në verën e vitit 2025.