Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kepa mund të huazohet te Napoli

Kepa Arrizabalaga

Portieri Kepa Arizabalaga mund të huazohet te Napoli. Portieri spanjoll nuk është zgjedhja e parë e trajnerit të Chelseat Thomas Tuchel dhe kjo mund ta shtyjë atë që të largohet.

“Marca” shkruan se spanjolli dëshiron të ketë sa më shumë minuta në mënyrë që të marr ftesën e Spanjës për Botërorin “Katari 2022”.

Aktualisht portier i parë i Napolit është italiani Alex Meret, i cili ka kërkuar nga trajneri Spalleti të di nëse ai do të jetë në planet e tij. Për Mereten është interesuar Torino.

Kepa ka bërë vetëm 29 paraqitje në të gjitha garat që nga ardhja e Mendyt te Chelsea në vitin 2020. Kepa mbetet portieri më i shtrenjtë në botë. Ai iu bashkua Chelseat për 80 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm