Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija asistoi në fitoren e Paderbornit

Florent Muslija ka asistuar në golin e tretë të Paderbornit që mposhti Sandhausenin me shifrat 3:0.

Muslija asistoi në golin e shënuar në minutën e 54-t, ndërsa u zëvendësua në minutën e 78-të të ndeshjes që u zhvillua të dielën, në kuadër të javës së 12-të të Bundesligës 2 gjermane.

Me këtë fitore Paderborni është në vendin e dytë me 25 pikë, dy më pak se lideri Darmstadti.