Pas dy golave të shënuar në ndeshjen e kaluar ndaj Schalkes në fitoren 3:1, Florent Muslija ka vazhduar me paraqitje të mira.
Futbollisti i Kosovës të dielën dhuroi një asistim në fitoren e Paderbornit në udhëtim te Braunschweigu, 3:1, në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesliga 2.
Muslija asistoi në golin për 1:0 në minutën e 11-të.
Ai luajti deri në minutën e 77-të, ndërsa Visar Musliu u inkuadrua një minutë më vonë te mysafirët.
Muslija 25-vjeçar ka katër gola të shënuar e një asistim në edicionin aktual.
Paderborni pas nëntë ndeshjeve ka 14 pikë.
Artikuj të ngjashëm