Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija nuk ka të ndalur, shënon gol dhe asiston për Paderbornin

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija është më i merituari që Paderborni po avancon 2:0 pas pjesës së parë ndaj Freiburgut, në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë. Gjatë 45 minutave të parë, Muslija ishte protagonist te skuadra e Paderbornit.

Ai fillimisht asistoi në golin e shënuar nga Filip Bilbilja në minutën e 6-të, përpara se të realizoi për ta dyfishuar epërsinë e Paderbornit.

Golin e dytë, Muslija e shënoi nga gjuajtja e lirë prej rreth 20 metrave. Ai la të shtangur portierin e Freiburgut në minutën e 33-të. Aktualisht, Muslija këtë edicion ka 8 gola e 3 asistime për Paderbornin në të gjitha garat.