Florent Muslija po kalon formë të shkëlqyer në edicioni ne ri të Bundesliga 2.
Futbollisti i Kosovës, tjetër kontribut në fitoren e Paderbornit dha të shtunën kur shënoi golin e parë.
Paderborni fitoi në udhëtim te Dusseldorfi me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së tretë.
Muslija në minutën e pestë për mrekulli ndoqi aksionin, dhe nga 11-të metra shënoi me gjuajtje të saktë.
Në minutën e 59-të, Muslija e nisi aksionin nga gjysma e fushës me pasim të bukur, që në fund rezultoi me gol nga Sirlord Conteh.
U zëvendësua një minutë më pas.
Edhe
Muslija shënon gol dhe ia siguron fitoren Dusseldorfit
Një gol e një asistim, Muslija e ka shënuar edhe në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë.