Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija asiston për fitoren e Paderbornit

Florent Muslija vazhdon të jetë i rëndësishëm për Paderbornin e Bundesliga 2.

Të shtunën, Paderborni fitoi 2:1 në ndeshjen në udhëtim ndaj Hamburgut.

Reprezentuesi i Kosovës, Muslija, asistoi në të dy golat. Ai bëri pasimin vendimtar për golin për 1:1 të shënuar në minutën e 21-të. Asistoi edhe në golin e fitores, të realizuar në minutën e 62-të.

Muslija në 15 paraqitje në kategorinë e dytë gjermane i ka shtatë gola e tri asistime. Së shpejti ai pritet të transferohet në Bundesligë.

Pas 16 ndeshjeve të luajtura, Paderborni është në mesin e tabelës me 24 pikë.