Florent Muslija ka shënuar golin e gjashtë të edicionit aktual në Bundesliga 2.
Por goli i futbollistit të Kosovës nuk i ka mjaftuar Paderbornit që ta shmangë disfatën në ndeshjen e xhiros së 11-të. Paderborni u mposht në udhëtim te Hertha Berlini, 3:1.
Muslija shënoi nga afërsia në minutën e 47-të të ndeshjes, ndërsa luajti deri në minutën e 79-të. Ai e ka edhe një asistim. Visar Musliu ishte në bankën rezervë te mysafirët.
Paderborni ka 15 pikë, aq sa ka edhe Hertha Berlini.
Artikuj të ngjashëm